BREAKING NEWS
Home » BOTA » “BBC”: Thaçi, nga lider guerilas në president

“BBC”: Thaçi, nga lider guerilas në president

Rrjeti informativ britanik “BBC”, i ka kushtuar një artikull presidentit të ri të Kosovës, me titullin “Hashim Thaçi, nga lider guerilas në president”.

“BBC” shkruan se ndryshe nga Jahjaga, e cila ishte një figurë e panjohur politike, Thaçi është një ndër figurat kyçe të politikës kosovare dekadën e fundit.

“Në vitet 1990, Hashim Thaçi ishte edhe udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,UÇK, e cila luftoi në një luftë guerile kundër Serbisë nga vitet 1998-99”, thuhet në artikull. Më tej theksohet fakti që Thaçi ishte kryeministër i Kosovës në ditën historike të shpalljes së pavarësisë nga Serbia.

Si ministër i Jashtëm Thaçi udhëhoqi bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.  “Unë kam udhëhequr negociatat me Serbinë për 16-17 vite”, është shprehur Thaçi për  “BBC”-në. Para marrjes së detyrës presidenti i ri ka deklaruar: “Fokusi im do të jetë zbatimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shtyrja e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test