BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Basha: Vendi është kthyer në xhungël

Basha: Vendi është kthyer në xhungël

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se nesër opozita do të ketë një “betejë” të fortë politike për të detyruar Parlamentin të çojë në Gjykatën Kushtetuese deputetët e mazhorancës që kanë shkelur ligjin dhe janë në konflikt interesi.

Sipas tij sjellja e kryeministrit dhe të shumicës në vend i ngjet një xhungle, kur gjithçka vendoset përmes dhunës dhe jo respektimit të ligjit. “Me dhunimin e Kushtetutës, vendi është në një xhungël.

“E nesërmja është një rast tjetër për t’i dhënë fund këtij dhunimi kaq të hapur të rendit kushtutes, për të rikthyer vendin në kushtet e kushtetutshmërisë”,- tha Basha në lidhje me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt.

Më tej ai shtoi se, “Ne do t’i përmbahemi kërkesës sonë për zbatimin e amendamentit tonë që përmbush kushtet, funksionimin e komisioneve hetimore, heqja e pranisë së deputetit që ka plagosur qytetarët me armë pa leje, këtu s’bëhet fjalë për një emër por për një parim. Nga kjo do varet edhe fati i funksionimit të parlamentit dhe hapat që do hedhim”,- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test