BREAKING NEWS
Home » SPORT » Trajneri i Austrisë: Shqipëria ua ‘nxin jetën’ kundërshtarëve.

Trajneri i Austrisë: Shqipëria ua ‘nxin jetën’ kundërshtarëve.

Trajneri i Austrisë Marcel Koller nuk i kurseu lavdet për kombëtaren shqiptare në prag të miqësores së sotme me kuqezinjtë.

“Shqipëria ka një ekip kompakt, të përgatitur shumë mirë nga ana taktike. Ata kanë pësuar shumë pak gola gjatë edicionit të fundit. Është një skuadër me kualitet dhe ua ‘nxin jetën’ kundërshtarëve. Duhet të jemi të përqendruar për përballjen me ta”, deklaroi Koller.

Për trajnerin e Austrisë, kjo ndeshje shihet si një test i rëndësishëm në prag të Europianit. Koller mendon se Shqipëria nuk di vetëm të mbrojë mirë.

“Kundërshtari luan shpejt nga krahët dhe për ne është një provë e mirë, sepse kjo skuadër ka karakteristika të ngjashme me rivalët tanë në Europian. Nuk mund të them saktësisht se është si Hungaria apo Islanda, megjithatë rëndësi ka që për ne është një ndeshje që na vlen. Shqipëria ka ngjitur shumë vende në renditjen e FIFA-s”, është shprehur trajneri zviceran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test