BREAKING NEWS
Home » LAJME NGA VENDI » Referendumi, Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste

Referendumi, Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste

Dhjetëra simpantizantë u mblodhën tnë orët e vona të së shtunës para selisë së Partisë Socialiste për të festuar fitoren e Edi Ramës në referendumin për kryetar të PS-së.

Me fishekzjarrë në duar, ata festuan marrjen e një tjetër mandati katërvjeçar të Ramës në krye të partisë që udhëheq vendin.

Rreth 97 për qind e anëtarëve të partisë iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse mandati i kryetarit quhet i rinovuar kur partia fiton zgjedhjet.

Në pritje të rezultatit përfundimtar rreth mesditës së të dielës, këto janë rezultatet paraprake:
Krujë -1084 votues, 1051 pro, 33 kundër
Lezhë – 1525 votues, 1468 pro, 43 kundër, 14 të pavlefshme
Berat – 927 votues, 857 pro, 47 kundër, 23 të pavlefshme
Shkodër – 1125 votues, 1027 pro, 97 kundër, 1 e pavlefshme
Malësi e Madhe – 1300 votues, 1292 pro, 8 kundër
Kuçovë – 584 votues, 540 pro, 44 kundër
Fieri – 88% pjesëmarrje, 95.8% pro, 4.2% kundër
Roskovec – 83.5% pjesëmarrje, 96% pro, 3.6% kundër
Shijak- 1004 pjesëmarrje, 98% pro, 2% kundër
Korçë – 85.1% pjesëmarrje, 92.4% pro, 8.9 kundër, 0.7% të pavlefshme

Pjesëmarrja:
Vau i Dejës 93.6%
Has 87.9%
Pukë 86.3%
Tropojë 83.3%
Elbasan 86.3%
Librazhd 81.3%
Përrenjas 86.9%
Peqin 93.4%
Gramsh 74.1%
Belsh 87.9%
Cërrik 85.5%‎
Kolonjë 82%
Maliq 85.2%
Liqenas 64.2%
Pogradec 87.1%‎
Tiranë 93.5%
Durrës 87.3%
Vlorë 89.4%
Sarandë 82.6%.

(22:13) Referendumi, Rama: Sot, një arsye më shumë për të qenë krenarë

Teksa numërimi i votave po shkon drejt fundit, rezultati i referendumit brenda PS-së është i qartë: socialistët janë shprehur masivisht në mbështetje të kryetarit Edi Rama.

“Po”-ja për rikonfirmimin e mandatit të Ramës udhëheq me mbi 90 për qind.

“Mirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falënderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90-vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri te 16-vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve”, u shpreh kryesocialisti me një status në “Facebook” në mbrëmje.

“Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm, i cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntëmujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë. Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste”, vijoi Rama.

“As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS-së nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindra mijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime – shtoi kryeministri -. Por referendumi i sotëm e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një ‘PO’ shumë të fuqishme, vendimin e Kongresit të ri për ndryshimin e përkatës në Statutin e Partisë Socialiste lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit.

Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t’i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet detyrën e lartë të kryeministrit të Shqipërisë.

FALEMINDERIT TË GJITHËVE”.

(19:02) Pjesëmarrje masive në referendumin e PS-së, ja rezultatet e deritanishme

Është mbyllur rreth orës 16:00 në rrethe, dhe 18:00 në Tiranë, referendumi i mbajtur sot nga Partia Socialiste. Në referendum është shënuar një pjesëmarrje masive e anëtarësisë, e cila nuk zbret më pak se 83 për qind në secilin qark.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se shumica dërrmuese e bazës socialiste është pro rinovimit automatik të mandatit të kryetarit të partisë, kur ai është kryeministër. Afro 81.572 socialistë në mbarë vendin kanë shprehur sot me votë qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.

Procesi i numërimit të votave në Krujë përfundoi rreth orës 18:20. Nga 254 anëtarë të PS-së në Krujë, 189 morën pjesë në votim. Sipas rezultateve, 168 anëtarë iu përgjigjën me “Po” referendumit, ndërsa 21 votuan me “Jo”.

97.5 për qind e anëtarëve të PS-së në Lezhë i janë përgjigjur me “Po” pyetjes së referendumit: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”

Numërimi i votave në këtë qark përfundoi rreth orës 17:15. Nga 1906 anëtarë të PS-së, të regjistruar nga ky rreth kanë votuar 1555. 1468 anëtarë kanë votuar me “Po”, ndërsa 43 i janë përgjigjur me “Jo” pyetjes së referendumit.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama kreu votimin e tij në Qesarakë, në zonën e tij në Surrel të Dajtit, ku banon prej kohësh. Referendumi është kundërshtuar nga deputetët Blushi dhe Hafizi, të cilët e kanë konsideruar procesin të manipuluar.

 Ja shifrat e pjesëmarrjes dhe votimit në disa qytete:

Berat
Votuan 927 anëtarë, 857 e votave pro, 47 kundër, 23 të pavlefshme

Shkodër
1027 e votave pro, 39 kundër, 12 të pavlefshme

Korçë

Pjesëmarrja e votuesve 86.1 %, 92.4% e votave pro dhe Jo 6.9% kundër,  të pavlefshme 0.7%

Mallakastër

Pjesëmarrja e votuesve 86.3%, 95.8% e votave pro, 4.2% kundër

Roskovec

Pjesëmarrja e votuesve 83.5%, 96 % e votave pro, 3.6 % kundër

Shijak

Votuan 1004, 98 % e votave pro, 2 % kundër

Rrogozhinë

Pjesëmarrja e votuesve 83%

Malësi e Madhe

Pjesëmarrja e votuesve 94.8%

Vau i Dejës

Pjesëmarrja e votuesve 93.5%

Pukë

Pjesëmarrja e votuesve 86.3%

 Has

Pjesëmarrja e votuesve 87.9%

Tropojë

Pjesëmarrja e votuesve 83.8%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

test